English

Protestë në Kabul, digjen fotot e Obamës

Kabul, 25 tetor NOA - Pas përhapjes së lajmit se ushtarë të huaj kanë djegur një libër Kurani, rreth një mijë persona kanë organizuar një protestë në Kabul ku dogjën foto e presidentit të Amerikës, Barak Obama.

Të paktën një mijë vetë, pjesa dërrmuese studentë u hodhën në protestë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe dogjën foto të presidentit amerikan Barak Obama.

Protestantët u mblodhën në qendër të Kabulit dhe pas një parade në rrugët kryesore të kryeqytetit afgan, ata u ndalën para selisë së parlamentit.

Për të shpërndarë turmën policia afgane qëlloi në ajër.

k.k/NOA

KOMENTE