Bagdad, 25 tetor NOA UPDATE-Bilanci tragjik i viktimave të shpërthimit të dyfishtë në Bagdad po vjen duke u rritur.
Agjencitë e huaja të lajmeve citojnë se rreth 130 është numri i të vdekurve dhe 500 janë të plagosur.
Sipas policisë iraniane këto janë shpërthimet më të fuqishme me makina-bombë gjatë muajve të fundit.
Bombat shpërthyen njëra pas tjetrës duke shkaktuar dëme të mëdha ministrisë së mbrojtjes dhe zyrës se guvernatorit në qendër të qytetit.
Ekipet shpëtimtare vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar nën gërmadhat e ndërtesave.
Qeveria irakiane fajëson Sirinë për këto sulme.
m.i/NOA