English

Topi ngushëllon Kosovën, për tragjedinë në lumin Tisa

Tiranë, 25 tetor NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu në të cilin shpreh keqardhje dhe hidhërim për ngjarjen tragjike në lumin Tisa ku humbën jetën pesëmbëdhjetë qytetarë kosovarë.

"Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, më lejoni t'ju përcjell ju si Kryetar i Shtetit të Kosovës dhe nëpërmjet jush familjarëve të të gjitha viktimave ngushëllimet më të thella e të sinqerta për këtë humbje të rëndë", - thuhet në mesazhin e Topit, dërguar Sejdiut.

"Ju lutem, pranoni zoti President, ndjenjat e mbështetjes dhe solidaritetit të sinqertë e të palëkundur të mbarë popullit shqiptar në këto çaste të rënda të kësaj tragjedie njerëzore!" - përfundon mesazhi ngushëllues i Presidentit të Shqipërisë drejtuar Presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu.

f.sh/NOA

KOMENTE