Prishtinë, 25 tetor NOA-Pas presidentit Sejdiu dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar sot familjet e viktimave që humbën jetën në lumin Tisa të Hungarisë ndërsa tentonin të kalonin kufirin serbo-hungarez.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë kryeministrit, thuhet se Thaçi përmes një telegrami ngushëllimi, është solidarizuar me dhimbjen e familjarëve për humbjen e të afërmëve të tyre.
"Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet e vendit, në bashkëpunim me institucionet përkatëse ndërkombëtare, janë thellësisht të angazhuara dhe do të marrin të gjitha masat e duhura që të gjenden shkaktarët e vërtetë të tragjedisë dhe ata të përgjigjen para drejtësisë", thekson kryeministri Thaçi.
m.i/NOA