Prishtinë, 25 tetor NOA UPDATE-Tragjedia në lumin Tisa ku u mbytën 18 shqiptarë nga Kosova ka çuar sot në pranga 20 persona të dyshuar për trafikun e qenieve njerëzore.
Sipas zëdhënësit të policisë JanoÅ¡ Pal, Zyra e Interpolit, Gjyqi komunal në Kanjizhë dhe Misioni i EULEX-it në Kosovë, kanë nisur hetimet kundër të arrestuarve, të cilët dyshohen se janë përfshirë në trafikimin e njerëzve.
Mediat kosovare të cilat i referohen atyre hungareze citojnë se policia në Hungari ka arrestuar 15 trafikantë të qenieve, policia e Serbisë 5 persona të tjerë, ndërsa me urdhër të EULEX-it janë arrestuar edhe 11 organizatorë të trafikimit të qenieve njerëzore në Kosovë, 7 prej të cilëve nga Podujeva dhe 4 nga Prishtina.
m.i/NOA