English

Vjedhja, Ambasada daneze nis punën ditën e martë

Tiranë, 25 tetor NOA - Ambasada daneze do të nisë punën ditën e martë, pas pezullimit të njoftuar dy ditë më parë për shkak të vjedhjes së kompjuterëve.

Diplomatët danez bënë të ditur sot se ambasada do të nisë punën të martën, ndërsa policia po vazhdon hetimet për të identifikuar autoret e vjedhjes së kompjuterëve.

Dy ditë më parë përmes një njoftimi nga ambasada daneze në Tiranë, bëhet e ditur se për një kohë të pacaktuar, për shkak të një vjedhjeje të ndodhur brenda Ambasadës së Danimarkës në Shqipëri, kjo ambasadë do të mbyllej.

Ndërkohë që sërish me anë të një njoftimi ambasada njofton nisjen e punës ditën e martë.

Vjedhje ndodhi pak ditë më parë në zyrat diplomatike të Konsullatës Daneze në Tiranë.

Persona, ende të paidentifikuar, kishin hyrë vjedhurazi në ambientet e Konsullatës, duke grabitur pajisjet e zyrës.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Punonjësit e Konsullatës, sapo kanë verifikuar vjedhjen në institucionin e tyre, ndërprenë punën dhe kërkuan ndihmën e policisë.

Hetuesit nisën punën të për identifikuar autorët e vjedhjes.

k.k/NOA

KOMENTE