Durrës, 26 tetor NOA - Një shofer 49-vjeçar është arrestuar pasi nuk deklaroi një sasi mallrash në doganë.
Edmond Shala lindur dhe banues ne Tirane, me profesion shofer është arrestuar dje pasi është kapur në flagrancë sapo ka kaluar nga dogana e Durrësit me një sasi mallrash të pa deklaruara si, 32 aparate telefoni të tipit Phone 3G të rinj, 650 karikues telefonash, 380 copë kufje telefonash të ndrysh m, 150 fish USB për kompjutera, dhe 50 copë disqe CD kompjuteri.
Të gjithë këto mallra ju gjenden në kokën e automjetit të tij Volvo me targë TR 19.92 R.
Vlera e mallrave të pa deklaruar arrin vlerën 665.004 lekë.
Në cilësinë e provës materiale u be sekuestrimi i mallrave dhe i automjetit tip-Volvo me targë Tr 1992 R.
Materialet në ngarkim të shoferit do t'i kalojnë Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Kondrabantë me mallra të tjerë".