English

BE shqyrton kërkesën e Shqipërisë

Bruksel, 26 Tetor NOA - Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian gjenden në Luksemburg ku do të shqyrtojnë nesër mes të tjerash dhe kërkesën e qeverisë shqiptare për t'u shpallur vend kandidat për anëtarësim.

Burime nga Brukseli i thanë agjencisë NOA se në mbledhjen e radhës, do të ketë një diskutim të gjatë për vendet e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet Shqipëria.

Nisja e parakohshme e shqyrtimit të këtij aplikimi është një nismë e ministrit të Jashtëm italian Franko Fratini.

Ky i fundit, pak ditë më parë gjatë takimit me zëvendëskryeministrin shqiptar Ilir Meta premtoi se do të jetë një avokat i perspektivës evropiane të Shqipërisë, duke shtuar se "të gjithë rajonin e pret e ardhmja evropiane".

"Në axhendën e ditës së nesërme, (e Martë), krerët e diplomacisë evropiane, kanë në plan të shqyrtojnë aplikimin e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për t'u anëtarësuar në BE", - thanë burime shqiptare diplomatike në Bruksel që po vjelin informacion të rifreskuar nga mbledhja.

Shqipëria aplikoi për statusin kandidat në Bashkimin Evropian në 28 prill të këtij viti gjatë Presidencës Çeke të Bashkimit Europian.Â

Mësohet se në axhendën e kryediplomatëve evropianë nuk do të ketë asnjë vendimmarrje por vetëm terma teknike diskutimi dhe shprehje të interesit e opinionit nëse duhet apo jo të pranohet kërkesa shqiptare dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në tërësi.

/r.d/f.sh/NOA/

KOMENTE