English

Berisha takohet me ambasadorin e Suedisë për Shqipërinë, Lars Freden

Tiranë, 26 tetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot në një takim ambasadorin e Suedisë për Shqipërinë, rezident në Shkup, Lars Freden.

Kryeministri Berisha e falënderoi ambasadorin Freden për mbështetjen që Suedia i ka dhënë Shqipërisë në të gjitha fushat, si në aspektin dypalësh, ashtu dhe në kuadër të presidencës së radhës të BE-së.

Në takim, u diskutua për prioritet dhe punën që po bën qeveria shqiptare për integrimin me hapa të shpejtë të vendit në BE, si dhe për prioritetet e presidencës suedeze të BE-së për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit në BE.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria e dy qeverive për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë për të përmbushur me sukses objektivat e qeverisë shqiptare dhe presidencës së radhës së BE-së në lidhje me hapat e mëtejshëm në procesin e integrimit evropian.

Kryeministri Berisha i bëri gjithashtu, me dije ecurinë dhe rezultatet e reformave të qeverisë shqiptare, si dhe të projekteve të rëndësishme infrastrukturore që janë duke u zhvilluar në Shqipëri, të cilat synojnë ndërtimin e një infrastrukture moderne dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit, por që do t'i shërbejnë edhe integrimit rajonal dhe bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit.

k.k/NOA

KOMENTE