Tiranë, 26 tetor NOA-Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka përgënjeshtruar deklaratat e Partisë Socialiste sipas së cilës ka pasur një përplasje mes strukturave të policisë së Shtetit e asaj Tatimore në Fier.
"Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit duke hedhur tërësisht poshtë si të pavërteta këto insinuata, sqaron opinionin publik se gjatë ditës së djeshme nuk është evidentuar asnjë përplasje mes këtyre strukturave dhe bashkëpunimi i strukturave të Policisë së Shtetit me organet Tatimore në Fier ka qenë dhe vazhdon të jetë në nivelet më të larta", përfundon deklarata.
Një ditë më parë, Policia Tatimore bllokoi depot e nënprodukteve të naftës së kompanisë "Armo" me pretendimin se ky veprim është ligjor pasi drejtuesit e kompanisë nuk kishin shlyer detyrimet tatimore ndaj shtetit.
Tatimet kanë shpjeguar se megjithë paralajmërimin e vazhdueshëm nuk ishte marrë masa prej kompanisë për të respektuar detyrimet ligjore.
m.i/NOA
Â
Â