English

Dita e OKB, Meta pret përfaqësuesit e agjencive të huaja

Tiranë, 26 tetor NOA-Me rastin e Ditës së OKB (24 tetor) dhe 64 vjetorit të organizatës, sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, u zhvillua takimi tradicional i Ministrit të Punëve të Jashtme me përfaqësuesit e agjencive dhe fondeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që operojnë në Shqipëri.

Takimi u organizua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dhe mbarëvajtjes së projektit "Një OKB" i cili po zbatohet ne vendin tonë.

Në takim mori pjesë përfaqësuesja e përhershme e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD) dhe Koordinatore e Përhershme e OKB në Shqipëri Znj. Gülden Türköz-Cosslett si dhe 13 përfaqësuesit e Agjencive të tjera.

Meta theksoi gjatë fjalës së tij se "qeveria shqiptare do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të realizuar suksesin e këtij projekti, i cili do të jetë një kontribut real në reformën e menaxhimit të OKB-së".

Shqipëria është një nga 8 vendet pilot të këtij projekti, i cili bazohet në prioritetet e integrimit evropian, në plotësimin e objektivave të zhvillimit të mijëvjeçarit dhe në përmirësimin e bashkëpunimit midis qeverisë dhe shoqërisë civile.

m.i/NOA

Â

KOMENTE