English

Gjenden trupat e vrarë të 10 futbollistëve

Taciris, 26 tetor, NOA - Janë mundur të gjenden mëngjesin e sotëm trupat e pa jetë të 10 futbollistëve kolumbianë të vrarë, të rrëmbyer mbi një javë më parë në Kolumbi.

Ata ishin në fakt 12 futbollistë të një skuadre amatore kolumbiane, 2 prej të cilëve duket se kanë arritur të shpëtojnë, por nuk dihet ende vendndodhja e tyre.

Ndërkaq, burimet vendase policore bëjnë me dijeni se të vdekurit janë gjetur në Venezuelë, përkatësisht në krahinën venezueliane Taciris, e cila ndodhet në kufi me Kolumbinë. Njëri nga të shpëtuarit e kësaj ngjarje të rëndë është shprehur se shokët e tij të ekipit i kishin vrarë militantët e Ushtrisë Kombëtare të Lirisë në Kolumbi. n.e/NOA

KOMENTE