English

IFC & BERZH, 110 milionë USD për naftën

Tiranë, 26 tetor, NOA - Kompania kanadeze e naftës "Bankers Petroleum", përmes një ceremonie të veçantë do të kryejë sot aktin e nënshkrimit të marrëveshjes financiare prej 110 millionë dollarësh me dy nga institucionet financiare më prestigjoze në botë, IFC dhe BERZH.

Bëhet me dijeni se 100 milionë dollarë prej tyre do të përdoren për planet e zhvillimit të "Bankers" në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, ndërsa 10 milionë dollarët e tjerë do të përdoren për pastrimin dhe përmirësimin mjedisor të kësaj fushe.Â

Të pranishëm në këtë ceremoni përveç përfaqësuesve më të lartë të "Bankers", IFC dhe BERZH do të jenë edhe zv/kryeministri Ilir Meta, ministri i Ekonomisë Dritan Prifti dhe personalitete të tjera nga fusha e ekonomisë vendase.

n.e/NOA

KOMENTE