Durrës, 26 tetor NOA - Dy kosovarë dhe një shtetas turk janë kapur nga punonjësit e policisë kufitare në portin e Durrësit pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente false.
Burime nga policia thanë se ditën e djeshme u kap 40-vjeçari Sherif Kukaj banues në Â Gelance, Komuna Suhareke të Kosovës.
Arrestimi i tij u krye pasi është kapur në flagrancë nga punonjësit e policisë kufitare të Komisariatit të Policise Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundraligjshme për në Itali, me një pasaporte jugosllave e cila dyshohet të jetë e false.
Ndërkohë një tjetër shtetas kosovar, Ejup Ahmeti 28-vjeç do të hetohet në gjendje të lirë pasi ka tentuar të kaloje kufirin në mënyrë të paligjshme duke paraqitur për kontroll një pasaporte Kosovare dhe një leje qëndrimi franceze të cilat ishin në emër të Shaban Sahiti, dokumente të cilat 28-vjeçari i ka përdorur duke shfrytëzuar ngjashmërinë.
Gjithashtu po ditën e djeshme policia kufitare e portit të Durrësit ka vënë në pranga një shtetas turk.
Ali Ciftçi, 22-vjeç lindur dhe banues në Diyarbakir, u arrestua pasi është kapur në flagrancë teksa tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme duke paraqitur një permeso di soggiorno Italiane, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
k.k/NOA