English

Korrupsioni në Tatimet, nis fushata mediatike për ta denoncuar

Tiranë, 26 tetor NOA-"Kush përfshihet në korrupsionin tatimor ose evazionin fiskal dëmton shërbimin që TI meriton. Denonco evazionin dhe korrupsionin tatimor",nën këtë slogan, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve filloi javën e kaluar një fushatë mediatike njëmujore në të gjithë vendin për të inkurajuar qytetarët shqiptarë të përdorin linjën falas: 0800 14 14.

Sponsorizuar nga Programi Prag i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë II, fushata do të përmirësojë mënyrën sesi DPT identifikon dhe heton rastet e evazionit fiskal dhe korrupsionit në tatime.

Mesazhi i përgjithshëm i fushatës është se përmbushja e detyrimeve tatimore është një detyrë qytetare që ndikon në integritetin e të gjithë sistemit.

Evazioni fiskal dhe korrupsioni në tatime nga disa tatimpagues dhe disa zyrtarë tatimorë minojnë pritshmërinë legjitime të të gjithë tatimpaguesve për trajtim të drejtë dhe të barabartë.

DPT-ja kërkon të hedhë dritë mbi këto shkelje dhe t'i luftojë ato duke punuar për qytetarët dhe në bashkëpunim me ta..

"Qëllimi ynë kryesor është të ndërtojmë një sistem tatimor të bazuar në përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore, që krijon besimin e publikut në objektivitetin, kompetencat dhe integritetin e administratës tatimore " tha Drejtori i Përgjithshëm i DPT Artur Papajani.

Çdo denoncim në linjën falas në DPT merret ndërmjet një sistemi automatik. Denoncimet përcillen për ndjekje te Njësia e Hetimit të Brendshëm për çështje korrupsioni, ose të Drejtoria e Hetimit Penal për ato të evazionit fiskal.

Telefonatat në linjën e denoncimit janë konfidenciale dhe mbrohet anonimiteti i i burimit të informacionit.

Qytetarët mund të bëjnë një denoncim në faqen e internetit: ëëë.tatime.gov.al, mund ta printojnë formën, ta plotësojnë dhe ta dërgojnë atë me postë, në mënyrë elektronike, apo dorazi te DPT-ja.

Fushata përfshin një reklamë në radion kombëtare, reklamë në televizion, postera në 11 qytete kryesore në Shqipëri, si dhe broshurë informative për shpërndarje në të gjithë vendin.

Â

KOMENTE