Tiranë, 26 tetor, NOA - Shqipëria do të vazhdojë të realizojë lobing për çështjen e pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, sikundër nga ana tjetër do të forcojë edhe marrdhëniet me Serbinë.
Një qëndrim të tillë të qeverisë shqiptare lidhur me diplomacinë ndaj këtyre dy vendeve të rajonit, e ka shprehur sot publikisht gjatë një konference për shtyp, ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta.
Duke analizuar situatën aktuale në rajon, ai theksoi se rruga më e mirë për të siguruar stabilitetin e tij, mbetet pavarësia e Kosovës.
"Shqipëria do të bëjë lobing për pavarësinë e Kosovës", tha Meta lidhur me një fakt të tillë, duke prezantuar strategjinë e ministrisë së Punëve të Jashtme.
Duke shtuar se Kosova duhet të zhvillojë institucionet në mënyrë që të tregojë ecuri pozitive në rrugën e pavarësisë që ka nisur prej mbi një viti.
Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme deklaroi se bashkëpunimi me Serbinë është me impakt pozitiv dhe se duhet inkurajuar forcimi i raporteve mes dy vendeve tona.
Ndërsa në lidhje me marrëveshjen e ujërave mes vendit tonë dhe Greqisë, ai ka pohuar se ajo është ligjore dhe në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian.
E duke folur mbi situatën në rajon dhe marrdhëniet tona me vendet fqinje, Meta nuk mund të rrinte pa përmendur edhe rastin e Maqedonisë, për të cilën tha se Shqipëria nga ana e saj inkurajon marrëveshjen e Ohrit.
"Më pak energji për historinë, më shumë punë për integrimin", ka drejtuar ai në fund thirrjen ndaj vendeve të Ballkanit, si një apel për lënien mënjanë të zënkave historike dhe aspirimin e sfidave evropiane.
n.e/NOA
Â
Â
Â