English

Miliband: Ballkani në BE? I rëndësishëm, por kur të jetë gati

Londër, 26 tetor NOA-Sekretari i Jashtëm Britanik, David Miliband, ka deklaruar sot se integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do të thotë siguri e stabilitet për të ardhmen e Evropës, por ky proces do të vijë kur vendet e Ballkanit të kenë plotësuar kushtet.

"Gjeografikisht, përgjegjësia jonë kryesore është ndaj Ballkanit Perëndimor. Anëtarësimi Evropian është i vetmi çmim i madh për të siguruar kompromis dhe reforma ndaj rivaleve historike me interesa personale dhe pikëpamje të pandryshueshme", u shpreh Miliband.

Sipas tij s'mund të neglizhohet më procesi i anëtarësimit të këtyre vendeve.

"Hapja sot e gjyqit të Karaxhiç në Hagë na e kujton këtë.

Të gjithë 27 vendet anëtare të BE-së e kanë bërë të qartë se anëtarësimi në BE është e ardhmja për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, kur ata të jenë gati", tha diplomati britanik.

m.i/NOA

KOMENTE