English

Nis sot gjykimi ndaj Radovan Karaxhiçit

Hagë, 26 tetor, NOA - Dita e sotme përkon me atë të nisjes së procesit të gjykimit të ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, i cili do të përballet me 11 akuza, përfshi ato për gjnocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë.

Nga ana e tij, Karaxhiç ka deklaruar se nuk do ta ndjekë fillimin e gjykimit me justifikimin se nuk ka pasur kohë për t'u përgatitur për mbrojtjen. Por kryeprokurori i Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë, Serzh Bramerz nuk i pranoi pretendimet e Karaxhiçit, duke nënvizuar se prokuroria është gati për gjyqin.

Konkretisht, Karaxhiç përballet me 11 akuza përfshirë gjenocid dhe orkestrimin e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995 ku u vranë tetë mijë burra dhe djem myslimanë, ndërsa ai e ka refuzuar të deklarojë fajësinë apo pafajësinë e tij.

Ai gjithashtu pretendon se ka bërë një marrëveshje për imunitet me diplomatin amerikan Riçard Holbruk, i cili ndihmoi në përfundimin e luftës në Ballkan, ndërsa Hollbruk mohon të ketë bërë ndonjë marrëveshje me të.

Ndërkaq, prokurorët kanë shprehur zhgënjim që një tjetër i dyshuar kryesor në masakrën e Srebrenicës, ish-komandanti serb i Bosnjës, Ratko Mlladiç vazhdon të jetë në arrati, dhe ka shumë mundësi të jetë brenda në Serbi.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE