English

Plani rregullues i Tiranës, Goxhaj:Fsheh interesat klienteliste të Ramës

Tiranë, 26 tetor NOA-Drejtuesi i lëvizjes "Zgjohu", Altin Goxhaj, përmes një deklarate për mediat kërkoi sot transparencë të planit rregullues të qytetit të Tiranës, i cili sipas tij po mbahet fshehur nga kryetari i Bashkisë.

Akuzat e Goxhaj kanë shkuar më tutje duke e cilësuar planin e propozuar nga Rama, një plan që fsheh interesat klienteliste.

Sipas lëvizjes "Zgjohu", e gjithë fushata e Ramës për të diskutuar planin me qytetarët ishte një farsë pasi prezantimi i tij u bë vetëm më militantë të PS, duke mos lejuar asnjë zë kundër në dialogjet e zhvilluara në kryeqytet.

"Në emër të Komisionit për Transparencë Qytetare, ne akuzojmë Planin Rregullues si Plani i Njollave të Zeza Betonizuese të Klientelës Rama.

Rama sot duhet të bëjë transparencë se mbi ç'baza janë përcaktuar njollat e ndërtimeve betonizuese dhe si janë vendosur hapësirat e gjelbëra, kush janë zonat që do të ndërtohen të parat dhe kush të dytat dhe çfarë interesash klienteliste fshihen pas njollave të ndërtimit.

Ne i kërkojmë Këshillit Bashkiak që të hetojnë mbi njollat e zeza të ndërtimit dhe interesat klienteliste të Kryetarit të Lejeve të Ndërtimit në mënyrë që Plani Rregullues të mos shërbejë si një alibi për vazhdimin e betonizimit të Tiranës jashtë kritereve urbanistike, jashtë interesave të qytetarëve të Tiranë dhe brenda interesave të pushtetit të Mister Betonit! Plani rregullues kurrë nuk iu paraqit qytetarëve dhe është detyrë e Këshilltarëve të zgjedhur nga qytetarët e Tiranës që të kontribuojnë për transparencën e këtij plani që u fsheh pas posterave të ngjyrosur njësoj si pallatet e qytetit për të fshehur anën e errët të qëllimeve të Kryebashkiakut", thuhet në deklaratën e lëvizjes "Zgjohu".

Duke akuzuar mungesën e transparencës së punës së bashkisë, lëvizja "Zgjohu" ka deklaruar se s'do të heshtë deri në realizimin e kërkesës së saj.

m.i/NOA

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE