English

Plani Rregullues, sherr në Këshillin Bashkiak mes Bojaxhiut e Agollit

Tiranë, 26 tetor NOA-Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka gjeneruar në lumë akuzash e fyerjesh mes administratorit të Bashkisë, Dritan Agolli dhe këshilltarit të PD, Gjergj Bojaxhi.

Agolli në fjalën e tij ka deklaruar se ky plan rregullues është diskutuar me qytetarët dhe për shumë muaj me radhë ka qenë i ekspozuar në qendër të kryeqytetit.

Ai ka kërkuar nga këshilltarët të mos politizojnë planin pasi ai i përket qytetarëve e jo politikës.

Por kjo ka çuar në shpërthim të debatit pasi Bojaxhi e ka kundërshtuar duke deklaruar se kjo nuk ka ndodhur.

Debati është kthyer në akuza mes palëve ku Bojaxhi e ka cilësuar administratorin si gënjeshtar, pasi nuk ka pasur asnjë konsultim me qytetarët.

Agolli e ka kundërshtuar duke e cilësuar atë si njeri që po fyen jo vetëm atë por gjithë administratën e bashkisë, e cila ka mbi supe gjithë peshën e punës së bërë për realizimin e planit rregullues.

"Unë jam një punonjës i thjeshtë i shtetit dhe nuk të lejoj që ti të më quash të korruptuar e të fyesh punën time dhe të kolegëve të mi", i ka thënë Agolli këshilltarit të PD, Gjergj Bojaxhi.

Më pas kryetari i këshillit Bashkiak, Sokol Dervishaj ka vendosur të ndërpresë mbledhjen për të qetësuar situatën duke u dhënë mundësi këshilltarëve të pushojnë për pak minuta.

m.i/NOA

KOMENTE