English

Plani rregullues, Tirana me 14 qendra dytësore

Tiranë, 26 tetor NOA UPDATE-Prezantimi i planit rregullues është bërë nga administratori i Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli.

Sipas tij, hartimi i planit nisi në vitin 2004 dhe mbaroi në dhjetor të vitit 2008.

Për prezantimin e tij janë bërë 8 dëgjesa publike me qytetarët e kryeqytetit.

Sipas parashikimeve të ekspertëve, në vitin 2020 Tirana do të ketë 1 milionë e 40 mijë banorë.

Në projekt mendohet të ketë mundësi banimi për 400 mijë banorë të rinj të kryeqytetit.

Sipas planit, kryeqyteti do të ketë 14 qendra dytësore të cilat do të lehtësojnë lëvizjet vetëm me një drejtim drejt qendrës së vetme që ka aktualisht Tirana.

Gjithashtu parashikohet të hapen 200 mijë vende pune. Plani përcakton hierarki të rrjetit rrugor. Në plan është përfshirë ndërtimi i 175 ha sipërfaqe hapësirë e gjelbërt, parashikohet të ndërtohen dy parqe urbane, në Paskuqan e Farkë.

Sipas Agollit, plani përballon sfidat e reja që janë rritja e popullsisë e punësimi.

Në plan është përfshirë dhe ndërtimi i kampusit të ri universitar.

m.i/NOA

KOMENTE