English

Shëndetësia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me OBSH

Tiranë, 26 tetor NOA - Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar sot një marrëveshje me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me te cilën përcaktohen fushat e bashkëpunimit në dy vitet e ardhshme.

Marrëveshja është nënshkruar nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe nga Anshu Banerjee përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Vasili ka përshëndetur nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje duke e cilësuar atë si të rëndësishme në përmbushjen e sfidave që ka shëndetësia shqiptare.Â

Mësohet se bashkëpunimi do të përqendrohet në dy fusha kryesore në përmirësimin e performancës së sistemit shëndetësor dhe në ngritjen e kapaciteteve për të trajtuar çështjet kryesore të shëndetit dhe për të arritur përfitime shëndetësore në fushat kryesore të shëndetit publik.

k.k/NOA

KOMENTE