English

Tragjedia e Tisas, Bashkësia Islame thirrje qeverisë: Gjeni trupat

 Prishtinë, 26 tetor NOA-Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës i ka kërkuar sot të gjitha institucioneve të vendit dhe të huaja të gjejnë të gjitha trupat e viktimave kosovarë që humbën jetën në tragjedinë e ndodhur në lumin Tisa.

Në mesazhin e ngushëllimit dërguar 15 familjeve të viktimave, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka deklaruar se në mënyrë urgjente duhet angazhim më i madh nga ana e qeverisë për të gjetur trupat e kthyer ato pranë familjeve.

Ndërsa për familjet e të humburve, bashkësia Islame ka dërguar ngushëllime duke u bashkuar në dhimbjen e tyre të madhe për humbjen e njerëzve të tyre më të dashur.

m.i/NOA

KOMENTE