English

Analistët: Maqedonia rrezikon të getoizohet

Shkup, 27 tetor, NOA - Edhe më pak se dy muaj kanë mbetur afat "Deadline" për zgjidhjen e çështjes së emrit kushtetues të Maqedonisë që do t'i hapë rrugën për integrim në strukturat euroatlantike, NATO dhe BE.

Analistët politikë thonë se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër, të zgjidhë çështjen e emrit, ose të shkojë drejtë getoizimit duke hequr dorë nga perspektiva evropiane.

Ligjëruesi universitar, Nazmi Maliqi thekson se Maqedonia patjetër duhet të arrijë një marrëveshje me Greqinë, përndryshe do të getoizohet sepse sipas tij, Brukseli nuk do të pranojë që çështja e emrit të bllokojë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

"Nëse nuk zgjidhet brenda dy muajve ka gjasa që qeveria e Maqedonisë t'i caktojë një afat BE-së, deri kur përfundimisht do ta zgjidhë këtë kontest me Greqinë.

Afati nuk mendoj se do të jetë më shumë se gjashtë muaj. Pra brenda kësaj periudhe Shkupi nuk ka alternativë tjetër, pos të getoizohet", theksoi Maliqi.

Ndërkaq, analisti politik, Ibrahim Mehmeti thekson se të vogla janë gjasat që kjo çështje të zgjidhet brenda dy muajve.

"Koha është jashtëzakonisht e kufizuar për zgjidhjen e këtij problemi dhe nëse qeveria e Maqedonisë insiston që ky kontest të zgjidhet me referendum, ky proces do të prolongohet edhe për disa muaj, me çka vihet në pikëpyetje data për fillimin e negociatave me BE. Sepse në dhjetor pa zgjidhjen e çështjes së emrit nuk do të ketë datë për fillimin e negociatave", theksoi Mehmeti.

Brukseli sugjeron që çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë të zgjidhet sa më shpejtë përmes negociatave të cilat po zhvillohen mes Athinës dhe Shkupit nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara.

NOA-INA

Â

Â

KOMENTE