Berlin, 27 tetor NOA-Një mjek gjerman ka rënë pre e dhunës së dy të huajve, një prej të cilëve dyshohet se është kosovar.
Drejtësia gjermane ka shpallur në kërkim kosovarin e dyshuar 38 vjeçar i cili dy ditë më parë u dorëzua tek autoritetet austriake.
Autoritetet gjermane lëshuan sot urdhër arrestin ndaj dy personave të dyshuar për rrëmbimin e mjekut.
Dy të huajt pasi e kanë rrëmbyer mjekun, kanë ushtruar ndaj tij dhunë fizike e më pas e kanë lënë të lidhur përpara një gjykate franceze.
m.i/NOA