English

Dibër, policia dhe mjekët zgjidhin nga zinxhirët motrat e sëmura

Dibër, 27 tetor NOA/UPDATE - Lirohen nga zinxhirët pas 22-vjetësh motrat të cilët sipas familjarëve ishin të sëmura dhe përbënin rrezik për komunitetin.

Menjëherë pas publikimit në media të lajmit se dy motra mbaheshin të lidhura me zinxhir prej më shumë se dy dekadash kanë reaguar forcat e policisë së Dibrës si dhe mjekë të spitalit të Peshkopisë.

Këta të fundit janë nisur drejt banesës së familjes Keshi në fshatin Bllatë e Poshtme në komunën Maqellarë të Dibrës, për të liruar motrat.

Motrat janë të sëmura mendore dhe për to kujdesej babai i tyre 70-vjeçar i cili në pamundësi për t'i pasur ato nën kontroll me qëllim shmangien e ndonjë tragjedie ka vendosur t'i lidhë me zinxhir.

k.k/NOA

KOMENTE