Dibër, 27 tetor, NOA - Prej mëse 22 vitesh kanë qëndruar të lidhura nën zinxhirë, të konsideruara si të rrezikshme për komunitetin prej babait të tyre.
Kjo është historia tragjike e dy vajzave në familjen Keshi të Maqellarës së Dibrës, të cilat të konsideruara si të sëmura mendore, mbahen të lidhura për vite me radhë.
Rasti duket i njohur pas atij që u përmend pak ditë më parë me një djalë 26-vjeçar që mbahej i lidhur në një fshat të Fierit, edhe ky i konsideruar si i rrezikshëm për shoqërinë. Babai i vajzave, Dine Keshi pretendon se të bijat janë me probleme dhe të rrezikshme për komunitetin, prandaj ka gjetur zgjidhjen duke i lidhur ato prej shumë vitesh.
E ëma e tyre ka kohë që ka vdekur dhe kushtet e jetesës së dy vajzave janë çnjerëzore dhe të mjerueshme.
Shteti iu jep vetëm pension invaliditeti, por jo mjekimet që u nevojiten, ndërsa policia e Dibrës ka theksuar se nuk ishin në dijeni të rastit në Maqellarë.
n.e/NOA
Â
Â