English

EBU kritika për Radio-Televizionin RTK

Prishtinë, 27 tetor, NOA - Qeverisë së Kosovës i ka mbërritur një letër në formë "presioni" ndaj Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) nga Drejtoria e Përgjithshme e Unionit Europian të Trasmetimeve me qendër në Zvicër (EBU).

E mbarsur me mjaft kritika ndaj mënyrës së funksionimit të këtij institucioni, letra e drejtorit të Përgjithshëm të EBU-së, Jean Riveillon, paraqet rezervat ndaj qeverisë kosovare për mënyrën sesi e menaxhon Radiotelevizionin e Kosovës.

"Presioni i qeverisë ndaj RTK-së, nuk është në të mirë as të qytetarëve të Kosovës dhe as të synimeve të qeverisë për njohje të mëtejshme të shtetit të ri," thuhet në letër.

Ajo përmend faktin sesi RTK-ja u krijua 10 vjet më parë nga Unioni Europian i Transmetimeve si një stacion publik i pavarur dhe i balancuar, porse menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, "filloi një proces i pandalur ndërhyrjesh politike dhe ekonomike, i cili çoi në dorëheqjen e drejtorit të përgjithshm të RTK-së".

Unioni Europian i Transmetimeve është shoqata më e madhe në botë e radiotelevizioneve që synon bashkëpunimin dhe shkëmbimet mes tyre.

n.e/NOA

KOMENTE