Parma, 27 tetor NOA - Ndërron jetë në spitalin e Parmës në Itali, emigranti shqiptar i cili u vuri flakën vetes vetëm pak minuta pasi kishte masakruar me thikë bashkëshorten e tij.
Sipas mediave vendase, shqiptari Hajdin Ajeti 48-vjeç ndërroi jetë mëngjesin e sotme pas plagëve të rënda që kishte marrë nga flakët e zjarrit.
Pak ditë më parë Ajeti vrau bashkëshorten e tij 45-vjeçare me thikë dhe më pas i vuri flakën vetes me qëllim për tu vetëvrarë.
Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Parmës por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve shqiptari nuk mundi t'i shpëtonte vdekjes.
k.k/NOA