Durrës, 27 tetor, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë për 53-vjeçarin Astrit Vata, lindur dhe banues në Tiranë.
Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se procedimi penal ndaj tij ka filluar pasi atij i është bllokuar automjeti tip BMV 745 me targa TR-2201-M ngjyrë blu, me numer shasie VBAGL61050DM50997, i cili nga verifikimet rezulton si "i vjedhur" në Itali që 4 vjet më parë.U bë bllokimi dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dokumentacioni i mjetit së bashku me mjetin me targa TR-2201-M në pronësi të Vatës, i cili ndiqet në gjendje të lirë.
Materialet proceduriale do t'i dërgohen prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Trafikut të Mjeteve Motorrike", parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal.
n.e/NOA