LAJMI RITRANSMETOHET ME FOTO
Gjithashtu, edhe një avion ATR 72-500 i sapodalë nga fabrika. Belleair realizon gati gjysmën e të gjitha fluturimeve
Tiranë, 27 tetor NOA - Kompania e fluturimeve Belleair prezantoi mbrëmjen e sotme në Tiranë, futjen në linjë të 3 avionëve Airbus A320 si dhe 1 avion ATR 72-500 i sapodalë nga fabrika.
Në ceremoninë e promovimit ishin të pranishëm kryeministri Sali Berisha, ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, i Transporteve, Sokol Olldashi, drejtues të medieve të ndryshme, si dhe drejtues të kompanisë Belleair.
Përfaqësuesit e drejtimit të kompanisë vunë në dukje faktin se Belleair u krijua në qershor të vitit 2005 dhe e filloi aktivitetin e tij më 1 mars 2006, fillimisht me një avion tip MD82 duke fluturuar në 7 destinacione në drejtim të Italisë.
Kurse theksuan se në më pak se 4 vjet, Belleair është bërë tashmë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e Aviacionit Civil Shqiptar, duke përmirësuar ndjeshëm fluturimet e tij nëpërmjet Tiranës dhe Prishtinës me Evropën, në bazë të një strategjie "Low Cost".
Aktualisht Belleair fluturon në 24 destinacione të ndryshme. Kjo kompani realizon më shumë se 43 për qind të lëvizjes së pasagjerëve nga dhe për në aeroportin e Tiranës. Mendohet që deri në fund të vitit Belleair të transportojë rreth 630 mijë pasagjerë.
Për të gjitha këto arritje e për të tjera akoma, Belleair ka folur sonte, përballë personaliteteve të shumta të fushës së aviacionit nga Europa dhe bota.
"Duke pasur gjithnjë si detyrë të tij parësore, shërbimin dhe kujdesin e plotë ndaj klientëve të tij, me futjen në linjë të këtyre avionëve, Belleair do t'u krijojë më shumë komfort pasagjereve duke mbajtur një standard të lartë, gjë të cilën, ai do ta çojë akoma më përpara, me projektet e tij ne të ardhmen", - premtuan drejtuesit e kompanisë në pritjen-kokteil në "Sheraton Tirana".
e.r/f.sh/NOA
Zhvillimet e Belleair që nga krijimi:
23/01/2009 Airbus A319 ne floten e Belle Air Belle Air ka nenshkruar marreveshjen me CIT per nje qera 6 vjecare te nje Airbus A319 me 144 vende ulje, i vitit 2004 qe do hyje ne sherbim ne 20 Qershor 2009. 20/01/2009 Bologna do hapet si destinacion i ri per sezonin veror 2009 Belle Air shton edhe nje destinacion ne Itali, TIRANA BOLOGNA 3 here ne jave duke filluar nga 29 Mars 2009. 31/12/2008 Rezultati 2008 Belle Air e mbylli vitin 2008 me me shume se 461.000 pasagjere te transportuar ne dhe nga Aereporti Nderkombetar i Tiranes, duke zene keshtu 37 % te tregut. 22/12/2008 ATR72-500 i ri ne floten e Belle Air Belle Air ka nenshkruar nje marreveshje me ATR per blerjen e nje ATR72-500 me 68 ulese qe do hyje ne shebim ne Korrik 2009. 31/08/2007 Vendin e pare ne Aeroportin e Tiranes per Gusht 2007 Ne muajin gusht 2007 Belle Air transportoi 37.621 pasagjere, duke u kalsifikuar ne vendin e pare nder kompanite qe operojne ne aeroportin e Tiranes. Behet fjale per nje rritje prej 88% ne raport me te njeten periudhe te vitit 2006. 31/07/2007 Vendin e pare ne Aeroportin e Tiranes per korrik 2007 Ne muajin korrik 2007 Belle Air transportoi me shume pasagjere nga /per Tirane se te gjtiha kompanite operuese ne aeroportin e Tiranes, duke u klasifikuar ne pozicionin e pare me 29.131 pasagjere, qe perben nje rritje pasagjeresh prej 55% ne raort me te njejten periudhe te vitit 2006. 15/07/2007 CUNEO destinacioni i ri ne Itali Belle Air filloi fluturimet nga Tirana ne CUNEO dhe, me BARI, PERUGIA, FIRENZE-n, PARMA-n, MILANO MALPENSA, TREVISO, TRIESTE, VERONA, BERGAMO, PISA, GENOVA, FORLI, ROMA, behen 14 destinacione me Italine, duke e shnderruar Belle Air-in ne kompanine me te kerkuar ne treg. 02/07/2007 ZA-ARD avioni i pare shqiptar qe fluturon nga Shtetet e Bashkuara Belle Air me avionin e tij te ri ZA-ARD regjistroi fluturimin e pare te nje avioni te regjistrit shqiptar ne territorin e Shteteve te Bashkuara. LBY 901 u nis ne 23.00 nga Miami per ne Tirane duke ndaluar ne Gender (Kanada) dhe Reykiavik (Islande). 02/07/2007 MD82 ZA-ARD Belle Air shton ne AOC e tij avionin MD82 me 164 vende, i regj. ZA-ARD. 18/05/2007 Avioni i katert: nje MD82 Belle Air firmosi kontraten dry lease me Eells Fargo Bank per avionin e dyte MD82 regj. N804NK, ex Spirit Airlines. 10/05/2007 Bileta nr. 200.000 Belle Air shiti bileten e 200.000-te. 22/05/2007 Fokker 100 ZA-ARC Belle Air shtoi ne AOC e tij avionin Fokker 100 me 102 vende, regj. ZA-ARC. 23/03/2007 Avioni i trete nje BAe-146/200 me 88 vende Belle Air zevendesoi avionin e trete ATR42 me nje BAe-146/200 me 88 vende ne eet lease prej Hemus Air. 08/03/2007 Fokker 100 Belle Air firmosi kontraten e dry lease me Montenegro Airlines per avionin e dyte te Belle Air Fokker 100 me 102 vende, regj. YU-AOL. 16-20/12/2006 Trajektore te reja Belle Air hapi udhetimet e reja nga Tirana per ne BARI, PERUGIA, FIRENZE, ANCONA, PESCARA, PARMA, MILANO MALPENSA dhe TREVISO. 16/12/2006 Avioni i trete: nje ATR42 Avioni i trete i Belle Air mberriti ne aeroportin e Tiranes: nje ATR42 me 46 vende, i marre me eet lease nga Viaggio Air. 15/12/2006 Fokker 100 Avioni i dyte i Belle Air erdhi ne aeroportin e Tiranes: nje Fokker 100 me 102 vende, i marre ne eet lease prej Montenegro Airlines. 17/11/2006 Bileta nr. 100.000 Belle Air shiti bileten e 100.000-te (pas 8 muaj e gjysme qe nga fillimi i operimeve) 10/11/2006 Destinacione te reja Belle Air ka kenaqesine te shpalle rruget e reja ne 9 destinacione: Londer (Stansted), Stamboll, Athine, Krete, Bari, Perugia, Pescara, Firenze, Parma. 8/11/2006 80 000 pasagjere Belle Air ka tranportuar me shume se 80.000 pasagjere nga dhe per Shqiperi ne 7 muajt e pare te veprimtarise se fluturimeve. 17/12/2005 Erdhi ne Tirane aeroplani i pare Ne kete date erdhi ne Tirane avioni i pare ZA ARB i Belle Air. Kompania po pergatitet per te filluar linjat e reja dhe per ti ofruar publikut tarifat me te mira ne treg.