English

Meta: Ne, kontribues për harmoni fetare në rajon

Tiranë, 27 tetor, NOA - Bota e sotme dhe rajoni i Ballkanit në veçanti ku ne bëjmë pjesë, ka nevojë për dialog dhe mirëkuptim mes popujve, kulturave dhe feve, e në këtë kuadër, Shqipëria mund të japë kontributin e saj pozitiv.

Një fakt të tillë, e ka pohuar ministri i i Jashtëm, Ilir Meta gjatë fjalimit që mbajti në Konferencën Mbarëkombëtare për Harmoninë Fetare, e cila po zhvillohet në Tiranë.

Duke përfituar nga rasti i hapjes së kësaj konference, ai ka shtrënguar duart edhe me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, pas kaq kohësh, me të cilin tani është një kundërshtar i hapur politik.

Në fjalën e tij, Meta theksoi se falë kulturës sonë multi fetare dhe mirëpkuptimit mes besimeve fetare, konfliktet në Shqipëri janë anashkaluar.

"Si anëtarë të Aleancës së Qytetërimeve ne duhet të japim kontribut pozitiv për shuarjen e konflikteve. Eshtë e lehtë të flasësh, por e vështirë të japësh shembuj", tha Meta lidhur me një fakt të tillë.

Më pas, ai ka shtuar se harmonia fetare është godinë shpirtërore e dinjitetit tonë kombëtar, i cili nuk është prishur asnjëherë.

"Parimet e Aleancës së Qytetërimeve janë një pjesë e traditave të popullatës shqiptare, ku vokacioni multikulturor shqiptar shfaqet si një vlerë e saj. Ajo duhet të shpërndrahet në rajon e për këtë, ne jemi pjesë e rëndësishme e strategjisë së kësaj aleance" tha ndër të tjera Meta.

Sipas tij, një dialog efektiv në bazën e një tradite të pasur synon edhe një dialog ndërfetar.

"Të synojmë uljen e tensioneve dhe intensifikimin e një dialogu të hapur dhe gjithëpërfshirës në rajon, duke bërë kështu një diplomaci të dobishme", përfundoi fjalën e tij ministri i i Jashtëm, Ilir Meta.

n.e/NOA

KOMENTE