English

Pranga 35-vjeçarit, shfrytëzoi për prostitucion një vajzë

Fier, 27 tetor NOA - Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, është arrestuar sot nga policia e Fierit.

Astrit Korroveshaj, 34-vjeç lindur në Ballsh dhe banues në Fier, i dënuar më parë është kapur sot nga policia pasi emri i tij figuronte në listën e personave të kërkuar.

Mësohet se ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit".

Ngjarja për të cilën akuzohet 34-vjeçari ka ndodhur në vitin 2007 kur ai dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion në Shqipëri shtetasen me inicialet A.S.

k.k/NOA

KOMENTE