English

Qeveri-FMN, përplasje për shifrat e rritjes ekonomike

Tiranë, 27 tetor, NOA - Ministria e Financave dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë krijuar përplasjen e radhës sa iu përket shifrave të parashikuara nga secila palë për treguesin e rritjes ekonomike në vend.

Nga ana e tij, ministri i Financave Ridvan Bode gjatë një konference për shtyp, ku ka qenë i pranishëm edhe shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Gervin Bell, ka deklaruar se për këtë vit vendi pret të ketë një rritje prej 6 %.

Por Bell duket se nuk ka qenë dakord me një shifër të tillë duke pohuar se FMN pret të ketë një rritje për Shqipërimë vetëm në kuotën e 2 % për vitin 2009 dhe 3 % për vitin e ardhshëm.

"Ne presim rritje prej 6 %. Fondi Monetar Ndërkombëtar është pak konservator lidhur me shifrat për ekonominë. Kujtoni se ai ka thënë që në fillim të vitit rritja ka për të qenë vetëm 0.1 %", u mbrojt më pas lidhur me një argument të tillë, ministri Bode.

Nga ana tjetër, i pyetur për konfliktin e fundit të ARMO-s me organet tatimore, ai shtoi se shteti do të gjejë çdo kompani që nuk ka shlyer detyrimet.

KOMENTE