English

Raporteri i OSBE takon Topallin, vlerëson zgjedhjet e 28 qershorit

Tiranë, 27 tetor NOA-Raporteri i OSBE-së, deputeti zvicerian Christian Miesch ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Në fjalën e tij, Miesch ka vlerësuar zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri.

Duke falënderuar zotin Miesch dhe të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë për punën e tyre të jashtëzakonshme gjatë zgjedhjeve, Topalli shprehu kënaqësinë se synimi për arritjen e standardeve zgjedhore u realizua.

 Kryeparlamentarja vlerësoi raportin e fundit të përfaqësuesit të OSBE-së Boch ku theksohej se "zgjedhjet shënuan një progres të prekshëm për sa i përket regjistrimit të votuesve dhe procesit të identifikimit, kuadrit ligjor të miratuar në mënyrë konsensuale nga dy partitë kryesore në vend, për sa i përket votimit, numërimit dhe gjykimit të konflikteve zgjedhore".

Po ashtu ishte shumë inkurajues vlerësimi i raportit se "pretendimet për parregullsi në lista, për mosshperndarje të kartave të identitetit apo për njerëz të liruar për shkak të fushatës, ishin të pabazuara".

 Zoti Miesch theksoi se së bashku me vëzhguesit e tjerë ndoqën nga afër çdo proces, vëzhguan ditën e votimit, ishin dëshmitarë në procesin transparent të numërimit të votave, ndoqën deklaratat e subjekteve politike ditën e zgjedhjeve dhe vlerësimi u pasqyrua në raportin final, ku u theksua se zgjedhjet arritën angazhimet kryesore të OSBE-së.

m.i/NOA

Â

Â

KOMENTE