English

Rrëshen, vrasja e 20-vjeçarit, pranga autorit të dyshuar

Rrëshen, 27 tetor NOA - Arrestohet nga policia një prej dy autorëve të dyshuar të ekzekutimit të një 20-vjeçari.

Vrasja e cila ndodhi një natë më parë në Rrëshen dyshohet se ka për autor të dyshuar të riun Amarildo Ndoi i cili u prangos sot nga forcat e policisë.

Burime nga policia thanë se u sekuestrua arma me të cilën u krye krimi ndërsa është shpallur në kërkim bashkautori tjetër i dyshuar i kësaj vrasjeje, Tonin Biba.

Sipas burimeve të njëjta, krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri banal mes autorëve dhe viktimës.

Dyshohet se viktima Edison Jaku ka rrahur vëllanë e të kërkuarit Tonin Biba.

Për tu hakmarrë ndaj këti sherri Biba dhe Ndoi dyshohet se e kanë vrarë 20-vjeçarin.

k.k/NOA

KOMENTE