Uashington, 27 tetor NOA-Autoritetet amerikane kanë ngritur padi ndaj dy personave me akuzën se po planifikonin organizimin e sulmeve terroriste.
Në mesin e caqeve për sulme terroriste ishte dhe gazeta daneze që botoi karikaturat e profetit Muhamed.
Një nga të dyshuarit është shtetas kanadez me origjinë pakistaneze, kurse i dyshuari tjetër është qytetar amerikan.