Bruksel, 27 tetor, NOA - Bashkimi Evropian do të marrë sot në shqyrtim kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit, e paraqitur kjo në datën 27 maj nga kryeministri Berisha gjatë kohës së presidencës çeke.
Bëhet me dijeni se kjo kërkesë është futur me procedurë të përshpejtuar në axhenden e Komisionit Evropian, në një kohë kur diskutimi i saj ishte parashikuar që të kryhej në muajin nëntor.
Por ka qenë insistimi i ministrit të Jashtëm Italian, Franko Fratini që i ka hapur rrugë diskutimit të kërkesës së Shqipërisë.
Ndërsa vende si Gjermania dhe Holanda kanë paraqitur skepticizmin e tyre lidhur me këtë çështje, duke pohuar se është herët për të pretenduar zgjerimin e ri të Bashkimit Evropian.
n.e/NOA