English

Topi: Dialogu politik dhe fetar, mjaft të nevojshëm

Tiranë, 27 tetor, NOA - Dialogu politik, por edhe ai fetar, janë mjaft të nevojshëm për vendin tonë, si tregues që kanë për të ndihmuar më tej ecurinë e reformave.

Një fakt të tillë e ka deklaruar sot presidenti i Republikës, Bamit Topi, pas fjalës që ka mbajtur në Konferencën Mbarëkombëtare për Harmoninë Fetare, e cila u zhvillua në Tiranë.

I pyetur nga gazetarët edhe mbi gjestin e takimit mes Metës dhe Ramës në këtë aktivitet, ai tha se shtrëngimi i duarve përbën një gjest formal.

"Duhet bashkëpunim me konsensus. Sa për krizën politike, duhet të pyeten aktorët e saj", tha më pas ai mbi këtë çështje, duke lënë të kuptohet se kriza ka nevojë për zgjidhje.

Ndërsa gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e lartpërmendur lidhur me harmoninë fetare në vendin tonë, kreu i shtetit theksoi se ajo është një vlerë e kombit tonë, e cila duhet vlerësuar edhe në kuadrin rajonal.

n.e/NOA

KOMENTE