English

Vasili, mjekëve: Silluni me kulturë ndaj pacientëve ose ikni nga puna

Tiranë, 27 tetor NOA - Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka zhvilluar sot një takim me drejtues të shërbimit parësor të kryeqytetit ku ka kërkuar prej tyre etik dhe komunikim sa më të mirë të punonjësve të shërbimit shëndetësor parësor ndaj pacientëve.

Vasili është ndalur në disa momente të rëndësishme ku ndër të tjera e ka vënë theksin në cilësinë e lartë të shërbimit përmes kryerjes me mirësjellje të detyrës ndaj çdo qytetari në kryeqytet.

"Përdorimi i një komunikimi joprofesional ndaj pacienteve, veçanërisht ndaj atyre të moshuar do të bëhet shkak për largimin nga detyra të çdo mjeku që e bën një gjë të tillë' paralajmëroi Vasili ndërsa theksoi se shprehja "fjala shëron" do të jetë motoja e shërbimit tonë duke mos lejuar që asnjë pacient të dalë i lënduar nga gjuha e keqe e kujtdo".

Pika tjetër e rëndësishme e takimit të ministrit të Shëndetësisë, Vasili me drejtues të shëndetit parësor ka qenë edhe tolerance zero ndaj çdo mjeku dhe infermieri qe do të luaj rolin e sekserit me pacientet duke i drejtuar këta të fundit për ekzaminime laboratorike në strukturat private ndërkohë që strukturat shtetërore i kanë të gjitha kapacitetet e duhura.

Vasili u shpreh se nuk do të bëhet asnjë tolerim ndaj sekserëve brenda shërbimit parësor ndërsa bëri me dije se shkelje të tilla do të marrin dënimin e merituar.

k.k/NOA

KOMENTE