English

Vodhën 2 arka me fishekë, arrestohen

Fushë Krujë, 27 tetor, NOA - Forcat e policisë së Fushë-Krujës kanë arrestuar në flagrancë dy persona pasi kanë vjedhur dy arka me fishekë dhe vegla të ndryshme pune brenda një magazine.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave dy personat e arrestuar janë Shkëlqim Osmani, 48-vjeç, lindur në Laç e banues në Fushë Krujë, i dënuar edhe më parë për vjedhje dhe Ardian Duka, 46 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.

Arrestimi i tyre u bë pasi që të dy kanë hyrë brenda magazinës së Lutfi Çelës në vendin e quajtur "Ish-S.M.T" e Fushë Krujës dhe i kanë vjedhur 2 arka me 1800 copë fishekë luftarakë mod.56 kalibër 7.62.mm si dhe vegla të ndryshme pune.

Nga ana e forcave të policisë u kryen veprimet e para hetimore dhe materialet do t'i kalojnë për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Krujës për veprën penale të "Vjedhjes në bashkëpunim", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal në ngarkim të Shkëlqim Osmanit dhe Ardjan Dukës.

Ndërsa për Lutfi Çelës ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë pasi 2 arkat me fishekë janë gjetur jashtë magazinës së tij dhe ai do ndiqet për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të municioneve luftarake" parashikuar nga neni 278 paragrafi III i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE