English

Vrasja në Rrëshen, arrestohet autori i tretë

Rrëshen, 27 tetor NOA UPDATE-Vrasja e 20 vjeçarit nga Rrësheni ka tashmë dhe një autor të tretë në pranga si të dyshuar për ngjarjen.

Policia e Rrëshenit ka mundur të arrestojë Arjan Prengën i cili mendohet se në bashkëpunim me Tonin Ndoi Biba dhe Amarildo Ndoi kanë qëlluar për vdekje adoleshentin një natë më parë.

Ky i fundit u kap në flagrancë me armën e zjarrit. Policia ka deklaruar se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës ku një breshëri automatiku i ka marrë jetën një të riu 20- vjeçar në qytetin e Rrëshenit rreth orës 22.20 jo më larg se 30 metra nga komisariati i policisë Mirditë.

Edison Jaku, 20 vjeç po kthehej nga puna si kamerier në një bar-internet në këtë qytet kur u qëllua me automatik dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur edhe jetën rrugës për në spital. Policia ditën e sotme ka vënë në pranga tre persona të cilët janë të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit.

m.i/NOA

KOMENTE