Vlorë, 27 tetor NOA - Një vrasje me breshëri automatiku, ku viktimë ka qenë një grua ka tronditur sot qytetin e Vlorës.
Stoli Sherraj 50-vjeçe është sharruar me plumba teksa po punonte si banakiere në një lokal në lagjen "28 Nëntori" në Vlorë.
Burime nga policia thanë se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Xhazo Habilaj.
Mësohet se autori ka hyrë në ambientet e brendshme të lokalit ndërsa në dorë mbante një çantë.
Sapo është përballur me banakeren e lokalit, Stoli Sherraj, autori ka nxjerrë nga çanta një automatik dhe e ka zbrazur atë në drejtim të 50-vjeçares e cila mbeti e vdekur në vend.
Më pas Habilaj dyshohet se është larguar qetësisht nga lokali për të humbur gjurmët duke hipur në një makinë që e priste jashtë lokalit.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas hetimeve të para bëri të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili është shpallur në kërkim.
Policia nuk ka bërë të ditur motivet e këtij krimi ndërsa u shpreh se hetimet po vazhdojnë.
k.k/NOA