English

Banka ul koston e parasë, frymëmarrje tregut të kredive

 Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 28 tetor NOA-Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të ulë me 0.5% normën bazë të interesit për monedhën vendase, duke e çuar atë në nivelin e 5.25%.

Me këtë vendim institucioni më i lartë monetar parashikon ‘ti japë një frymëmarrje tregut të likuiditetit.

Ulja e kostos së parasë jep efekt tek kreditë e marra në lekë, pasi ato teorikisht me këtë veprim do të bëhen më të lira për konsumatorët.

Gjatë një konference për shtyp, guvernatori Ardian Fullani sqaroi se prej disa kohësh është rikthyer besimi i opinionit publik ndaj bankave dhe ky është një lajm pozitiv.

"Megjithatë, tendencat e ekonomisë mbeten ende të brishta", u shpreh Fullani.

Ai ishte në të njëjtën linjë me Fondin Monetar Ndërkombëtar kur u shpreh se buxheti i vitit 2010 duhet të programohet në mënyrë sa më realiste.

Fullani përsëriti edhe një shqetësimin e tij ndaj qeverisë, duke i kërkuar kësaj të fundit që të bëjë kujdes me nivelin e defiçitit buxhetor.

KOMENTE