Tiranë, 28 tetor, NOA - Rreth 8 mijë është numri i ankesave totale të paraqitura pranë Agjencisë së Kthim-Kompesimit të Pronave, të cilat presin përgjigje dhe zgjidhje të çështjeve të tyre, bazuar në të drejtën e pronësisë.
Një fakt të tillë kryeministri Berisha e ka deklaruar gjatë mbledhjes së qeverisë, në të cilën ai ka bërë me dijeni se është në prioritetin e qeverisë zgjidhja e çështjes së pronës.
"Po përgatisim ligjin për AKKP-në. Ky institucion do të shqyrtojë ankesat e ish-pronarëve dhe më pas, ai do të shkojë drejt shkrirjes së tij. Të gjitha ankesat duhet të marrin përgjigje", bëri me dijeni kreu i qeverisë.
Nga ana tjetër, ai ka folur edhe mbi strategjinë e Shqipërisë në moshën dixhitale, duke pohuar se çdo ministri të ngrejë drejtorinë e IT-së.