English

Depresioni, plagosje me thikë në qendër interneti

Tepelenë, 28 tetor, NOA - Forcat e policisë së Tepelenës kanë arrestuar në flagrancë 25-vjeçarin Drilon Shehu, lindur dhe baunes në Memaliaj, pasi ka tentuar të qëllojë me thikë një 17-vjeçar për motive të dobëta brenda një qendre interneti.

Burimet konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se forcat e policisë janë gjendur aty afër dhe kanë bërë i kërcënuari me jetën të shpëtonte pa marrë plagë dhe agresori të izolohej dhe shoqërohej në mjediset e komisariatit të Policisë së Tepelenës ku dhe u bë arrestimi i tij në flagrancë.

Sipas të dhënave policore, ky person herë pas here ka shfaqur shenja të tronditjes psikike, ku dhe momentin që ka tentuar të vrasë me thikë të lartpërmendurin, ka qenë në gjendje depresive.

Nga ana e policisë, u kryen të gjitha veprimet hetimore e proceduriale si dhe u bë sekuestrimi i thikës në cilësinë e provës materiale dhe arrestimi në flagrancë i autorit për veprën penale të "Vrasjes mbetur në tentativë " dhe "Prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve të ftohta",vepra këto të parashikuara nga nenet 79 e 22 si dhe 279 të Kodit Penal

Materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE