English

Dy binjakë vjedhin ndriçimin në autostradën Tiranë-Durrës

Zbulohet seri ngjarjesh të tjera dhe bashkëpunëtorë

Tiranë, 28 Tetor NOA - Edhe më origjinale bëhen skemat e vjedhjeve dhe fantazia e të rinjve shqiptarë për të fituar sa më shpejt para.

Dy djem binjakë, kanë duke vjedhur kabullin e ndriçimit rrugor, në Autostradën Tiranë - Durrës, tek mbikalimi i Kamzës.

Por kjo aventurë nuk ka zgjatur shumë sepse shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 3, që ishin në një patrullim rutinë, i kapën "me presh në duar" dhe i vunë prangat.

Burimet nga Komisariati Nr.3 i thanë sot agjencisë NOA se në orën 14.00, u bë arrestimi në flagrancë i Aldorian L. Dhe Alket L.

Që të dy janë djem binjakë, janë 18 vjeç secili, ata janë lindur në Mirditë dhe momentalisht banues në Tiranë.

Ndërkohë, dy djemtë me arsim 8 vjeçar, janë mesa duket profesionistë të vjedhjeve sepse i pari është i dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht është i dënuar me 18 muaj me kusht për vjedhje, kurse i dyti, ishte i dënuar më parë për vjedhje.

Burimet e mësipërme policore i konfirmuan NOA-s se arrestimi i dy djemve u bë pasi, u kapën në flagrancë duke vjedhur kabullin e ndriçimit rrugor, në Autostradën Tiranë - Durrës, tek mbikalimi i Kamzës.

Por historia nuk ka mbaruar këtu. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, u sekuestrua dhe një pushkë model dhjetëshe, por pa numër serie.

Për më tepër, në sajë të veprimeve hetimore rezultojë se, bashkautorë të kësaj vjedhjeje ishin dhe Alltan D, 19 vjeçar, dhe A.ZH, 18 vjeç, , që të dy banues në Tiranë, me arsim 8 vjeçar dhe që të dy, dënuar më parë për vjedhje, po punohet për kapjen e tyre.

Në sajë të punës së bërë rezulton se Alltan D, është dhe autor i vjedhjes së lokalit të Xh.M., ndodhur më 12 tetor.

Policia tha se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi prej 200 metra kabull dhe një pushkë, kurse materialet do t'i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale të "vjedhjes" në bashkëpunim dhe "armëmbajtjes pa leje".

e.r/NOA -

Shënim i NOA: Lajmet dhe fotot që i shoqërojnë, janë prodhime të agjencisë NOA dhe blerje të shërbimeve përkatëse. Ndalohet rreptësisht riprodhimi i tyre pa u cituar burimi

KOMENTE