Tiranë, 28 tetor NOA-Interpol Tirana në bashkëpunim me atë ndërkombëtar mundësuan sot ekstradimin nga Italia të një trafikanti femrash, i dënuar që në vitin 2003 për shfrytëzim prostitucioni.
I ekstraduari është , 54 vjeç, nga Kuçova, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, në qershor të vitit 2003, e ka dënuar me 9 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese".
Shtetasi i mësipërm ka detyruar me forcë shtetasen N.K. të ushtrojë prostitucion në Itali dhe në Francë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën më datën 28.03.2009, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Bedri Tafil Zdrava.
Në Aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
m.i/NOA