English

Fullani: BSH uli me 0.5 për qind normën bazë të interesit

Tiranë, 28 tetor NOA - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani deklaroi sot se është ulur norma e interesit me 0.5 për qind.

Fullani ka dalë sot në një konferencë për ku njoftoi uljen e normës bazë të interesit duke e çuar atë në 5.25 për qind. "Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka arritur në përfundimin se tre mujori i tretë shënoi një pikë kthese në rifitimin e besimit te publikut në sistemin bankar shqiptar", deklaroi sot Fullani.

Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, tendencat pozitive të ekonomisë mbeten ende të brishta ndërsa shtoi se investimet dhe eksportet e mallrave shqiptare kanë pësuar ulje muajt e fundit.

k.k/NOA

KOMENTE