Durrës, 28 tetor, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë një person duke shitur lëndë narkotike dhe e kanë vënë menjëherë në pranga.
Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se personi i arrestuar është 46-vjeçari Flamur Mema, banues në qytetin e Durrësit, i dënuar edhe më parë për veprën penale të "Vjedhjes".
Arrestimi i tij u bë pasi ai u kap në flagrancë në banesën e tij në Durres duke shitur lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në këtë banesë, atij iu gjetën me vete 9 porcione me lëndë pluhur me ngjyrë bezhe, si dhe një qese farmaceutike e mbushur me pluhur që nga karakteristikat ngjason me lëndën narkotike të heroinës me një peshë të përgjithshme 8.85 gramë, të cilën e kishte për shitje tek përdorues të ndryshëm.
Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme në ngarkim të Flamur Memës për veprën penale të "Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA
Â
Â
Â
Â